Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona në lidhje me dhunimin e avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.
Dy personat, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.
Këta të fundit, dyshohet se janë paguar nga persona të tjerë, për të dhunuar avokatin.
Rikujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, sapo avokati ka lënë djalin në kopsht në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish Bllokut në Tiranë.
Autorët e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.
Avokati Sokol Mëngjesi është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim.