Detaje të reja/ 17 vjeçarja në Vlorë tentoi vetëvrasjen pas sherrit me të atin, babai i kërkoi të jetojë me familjen e re

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 17 vjeçare tentoi vetëvrasjen me armë zjarri.

E mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit ishin të divorcuar, teksa aktin e rëndë e kreu pas një sherri me babanë e saj.

Ky i fundit i kishte kërkuar që të shkonte të jetonte me të dhe bashkëshorten e re në një fshat afër Vlorës, por 17 vjeçarja nuk kishte pranuar, duke shkaktuar një debat të ashpër me saj dhe të atit.

Në momente të rënduara psikologjike, ajo ka marrë pistoletën dhe ka tentuar të vrasë veten, teksa është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ndërsa më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, babai i saj është shoqëruar në komisariat për t’i marrë dëshminë dhe për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes.