Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ëhstë paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai po merret në pyetje në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga Edi Paloka, i cili e akuzon për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit.
Sipas Palokës, kur ishte në postin e drejtorit të Hipotekës, Jurgis Çyrbja ka firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por me dy emra të ndryshëm.