Deputeti shfaq probleme në Kuvend, dërgohet me ambulancë në spital

Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë seancës së sotme plenare dhe në Kuvend ka mbërritur ambulanca që e ka marrë për ta transportuar në spital.

Gështenja nuk është ndjerë mirë gjatë punimeve të Kuvendit, dhe i ndihmuar nga punonjësit e Gardës dhe kolegët e tij demokratë, ai është nxjerrë jashtë sallës, dhe më pas është futur në ambulancë.

Mësohet se deputeti Gështenja vuan nga hernia diskale dhe në një moment gjatë seancës është ndjerë keq.

Menjëherë ai është larguar ndërsa nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se pranë tij janë Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët e kanë shoqëruar për në spital.