Dy deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi jaën paraqitur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit ku kanë dorëzuar një projektrezolutë për gratë gazetare. Në lidhje me këtë dorëzim të pr/rezolute deputetja Ina Zhupa mbajti një deklaratë para mediave. Ajo u shpreh se brenda këtij viti janë regjistruar 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve.
Më tej Zhupa theksoi se raste më të shpeshta janë të gazetareve. Ajo gjatë fjalës së saj solli në vëmendje rastin e kryebashkiakut Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj. Ajo shtoi se ka një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me arbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit.
“Unë si anëtare e Komisionit të Medias, kemi ngritur shpesh në fokus çështjen e Lirisë së Medias. Janë regjistruar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre janë më shumë seksiste. Rastet janë të shumta, si nga kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj. Ne kemi një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me arbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit. Kam paraqitur një pr.ligj në Kuvend, për dhunën ndaj gazetarëve. Maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra.”, tha Zhupa.
Ndërkohë ditën e djeshme një grup gazetarësh të rinj prezantuan “Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë” (AGSH), si një rrjet tashmë që do të dokumentojë sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri dhe do ketë bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare për mbrojten e gazetarëve.
Gazetarët Isa Myzyraj, Esiona Konomi, Osman Stafa, Fjori Sinoruka, Juxhin Mustafaraj, Klesiana Omeri dhe Renaldo Salianji, ndërsa janë mbështetur me këshilla edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, kanë krijuar organizatën e re në funksion të suportit ndaj një gazetarie të lirë, pa censurë.