Denoncimi i gazetarit: Agjencia për Media dhe Informim është kthyer në organ të Partisë Socialiste

Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një denoncim në Facebook në lidhje me Agjencinë oër Media dhe Informin (MIA).

Kjo e fundit ka transmetuar mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku folëm mes të tjerash, kreu i grupit të PS, Taulant Balla apo edhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Myzyraj në postimin e tij denoncon se MIA, një institucion qeveritar që në misionin e saj ka organizimin e punës për të informuar dhe komunikuar me publikun për punët e qeverisë, tashmë është kthyer në organ të Partisë Socialiste.

Postimi:

Kryeministri para se të flasë për mbylljen e RTSH bën mirë të mbyllë MIA.

Çfarë është MIA?

Agjencia për Media dhe Informim ndryshe MIA është një institucion qeveritar që në misionin e saj ka organizimin e punës për të informuar dhe komunikuar me publikun për punët e qeverisë dhe për të përgatirur qëndrimet qeveritare mbi temat me interes publik.

Tanimë, kjo agjenci publike nën varësinë e kryeministrit është kthyer qartazi në organ të Partisë Socialiste e cila transmeton live një mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Siç e ka thënë OSBE/ODIHR, Progres Raporti dhe nje sere organizatash nderkombëtare kjo quhet: Përdorim i resurseve shtetërore për interes të partisë!