Denoncimi i Berishës: Ka nisur blerja e votës së Diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat blerjen e votës së Diasporës, që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2025.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të denoncojnë akte të tilla, teksa shtoi se kryeministri Rama ka frikë nga drejtësia dhe do të bëjë gjithçka të sigurojë një tjetër mandat qeverisës.

“Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës.
Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta.
Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri, sepse e them se Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës”, tha ai.