Delegacioni i Bashkimit Evropian thotw se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni njofton se, Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.
Me anë të një njoftimi në rrjetin X, delegacioni është shprehur se së bashku me Shtetet Anëtare, BE është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit.
Postimi:
Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë.
Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.
Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.