Del rezultati i Barometrit për qarkun e Tiranës, Partia Mundësia e vetmja me rezultat më të lartë se sondazhi kombëtar

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës, ku qytetarët janë pyetur se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot.

E vetmja parti që ka shënuar rritje në krahasim me sondazhin kombëtar të publikuar nga Barometri 1 javë më parë është Partia Mundësia, e cila ka arritur rezultatin 4.4%, në krahasim me 3.9% të sondazhit kombëtar.

Të gjitha partitë e tjera kanë më pak mbështetje në Tiranë në krahasim me mbështetjen në të gjitha qarqet e tjera.

Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera. Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.