Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë ditëne sotme në seancën plenare në Kuvend.
Teksa akuzoi kryeministrin Rama për aferën e inceneratorëve, ajo tha se ish-kolegët e kryeministrit që tani janë në burg po e kërcënojnë Ramën që të vazhdojë me pagesat për inceneratorët, ose në të kundërt ata do të flasin gjithçka që dinë.
“Kolegët që janë në burg kërcënojnë sot Edi Ramën, dhe i thonë ose vazhdo ose ne do të flasim. Këtu nuk ekziston shteti i së drejtës dhe as shteti ligjor. Këtu ekziston shteti i vjedhjes. S’ka më nevojë të bëjë firmat si me Tiranë, por i sjell në parlament, kukullat i ka në parlament dhe vidhen në mënyrë ligjore një për një qytetarët”, tha ajo.