Debati për pronat në Rrjoll, dy dokumentet kyçe që përcaktojnë të drejtën mbi tokën

Prej disa javësh, banorët e Rrjollit po protestojnë pasi ndërtimi i një resorti po prek tokat e tyre.

Lidhur me këtë cështje ka reaguar edhe Bes Frroku, punonjes prane Gjykatews Lezhe, i cili është ndalur te pretendimi i familjes Shpellzaj, se ishte prej disa brezash banor i zonës së Rrjollit dhe se kishte dokumenta pronësie të periudhes Osmane të vitit 1927 që i kishte perkthyer në Shqip nga Osmanishtja dhe që aty ishin varrezat myslimane me mbishkrimet turqisht.

Frroku shkruan se “sipas mendimit tim, dokumentat e periudhes Osmane nuk provojne asgjë nga pikpamja juridike pronësore pasi sic dihet nuk ka pasur asnjë tentative serioze për regjistrimin e pronesise nga perandoria Osmane”.

Në reagim, ai thotë se banorët e Rrjollit qe po protestojnë, edhe pse nuk kanë hipotekim për pronen e pretenduar sollën disa dokumente shumë me bindese nga pikpamja juridike pronësore.

“Pra, hartografimi i tokave nga Instituti i Firences dhe modulari NR.2 nga Regjimi Komunist jane dokumentat me te saktë ligjor te periudhes 1920-1945 mbi të cilat gjykatat e pas viteve 1990 jane orinetuar ne vendimet e tyre për njohjen pronar dhe për kthimin e pronës tek ish pronari” nënvizon ai mes të tjerash.

Reagimi:

Duke qënë se më ka rastisur të merrem me çeshtjet e pronësise, veçanerisht te pronesise së trasheguar pranë Agjensise së Kthimit të Kompensimit të Pronave, më shume se njeherë, dua të ndaj disa momente të rendesishme të shtrira gjatë historise shekullore të shtetit Shqiptar, nisur edhe nga debati i mbrëmshëm ne Opinion, ku u kuptua më shumë rreth kesaj çështje.

1- Pronari aktual i tokës, familja Shpellzaj, që disponon hipoteken me vendim gjyqesor, në kohë rekord prej 11 muajsh, pretendonte mbrëmë në opinion se ishte prej disa brezash banor i zonës së Rrjollit dhe se kishte dokumenta pronësie të periudhes Osmane të vitit 1927 që i kishte perkthyer në Shqip nga Osmanishtja dhe që aty ishin varrezat myslimane me mbishkrimet turqisht.

Nuk referoj asnjë dokument tjeter nga periudha 1927-1945. Më pas dosja ishte plotesuar me dokumentacion pas viteve 90″ dhe i eshtë drejtuar Gjykatave. Nuk e di a kishte vendime njohje pronar dhe a kishte te percaktuar kufinjte e prones pas viteve 90″. Megjithate, sipas mendimit tim, dokumentat e periudhes Osmane nuk provojne asgjë nga pikpamja juridike pronesore pasi sic dihet nuk ka pasur asnjë tentative serioze për regjistrimin e pronesise nga perandoria Osmane dhe tapite aso kohe jepeshin si ne kohen e Shaban Memisë. Pra perkthyesi i dokumentave ne gjuhen Osmanishte ka perkthyer disa letra pa peshe specifike juridike qe nuk provojnë asgjë mbi pronesinë.

2- Banorët e Rrjollit qe po protestojnë, edhe pse nuk kanë hipotekim per pronen e pretenduar sollën disa dokumente shumë me bindese per mua nga pikpamja juridike pronësore.

-Kujtojmë ketu se iniciativa e pare serioze per regjistrimin kadestral i tokës eshte berë nga Mbreti Zog, i cili kontraktoj ekspertet me te mirë Italian dhe bëri regjistrin e parë pronesorë duke e hartografuar saktë ne ate qe quhen hartat e institutit te Firences 1936-1937, ku dalin pronarët real qe i kanë paguar taksat shtetit Shqiptar mbi pronen e tyre.

– Momenti tjetër i rendësishem dhe i plotësuar nga ana juridike eshte regjistrimi i pronës per reformen agrare gjatë periudhës komuniste 1945-1946 ku banoret kane deklaruar saktësisht tokën qe kane pasur në pronësi në ate qe quhet formulari Nr. 2.

– Pra, hartografimi i tokave nga Instituti i Firences dhe modulari NR.2 nga Regjimi Komunist jane dokumentat me te saktë ligjor te periudhes 1920-1945 mbi të cilat gjykatat e pas viteve 1990 jane orinetuar ne vendimet e tyre për njohjen pronar dhe për kthimin e pronës tek ish pronari. Pra kemi tokat qe i jane paguar taksatdhe që banoret e dinin mire cilin kishin kufitar dhe nuk deklaronin mbivendosje.

Çdo vendimarrje gjyqesore pa këto dy elementë formale juridik eshte i dyshimtë dhe duhet te hetohet. Lehtësisht mund te gjeni vendime të gjykatave të Apelit qe edhe pse kane pasur vendim negativ nga AKTP serisht vendimet jane dhëne ne favor te ishpronarëve.