DASH përkrah policinë shqiptare: Kemi dyshime për MEK si organizatë

Pas akuzave të MEK ndaj policisë dhe shtetit shqiptar departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka përkrahur aksionin policor.

Në një prononcim të dhënë nga një zëdhëns i DASH thuhet se SHBA ka dyshime për MEK si organizatë, përfshirë edhe akuzat për abuzim të kryera kundër vetë anëtarëve të saj.

“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj. SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian, por ka shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”, është shprehur zëdhënësi.

Dje, forcat policore shqiptare me urdhër të SPAK kanë kontrolluar banesat dhe zyrat e MEK. Ata janë ndeshur me rezistencën e ashpër të muxhahedinëve ndërsa këta te fundit i kanë akuzuar unifromat blu për dhunë dhe për vrasjen e një prej tyre. Më vonë Policia e Shtetit publikoi disa pamje ku disa muxhahedinë përpiqeshin të digjnin dokumente.