Dalin emrat, kush janë 4 personat që qëlluan me armë nga jahti në Palasë

Janë zbardhur emrat e 4 personave që ndodheshin mbrëmjen e djeshme në jahtin, ku u dëgjuan të shtëna me armë.

Ata janë Bruno Çela 31 vjeç, Leonard Hasa, 31 vjeç, Afrim Kastrati 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç, të cilët janë ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit të tyre dhe jahtit, policia nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm. Nuk është e qartë se cili prej tyre e ka përdorur armën.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, njëri prej personave në bord u hodh në det dhe u kap më pas nga Policia Kufitare.

Po ashtu, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në bordin e jahtit gjatë mbrëmjes së djeshme në Palasë