Daily Mail artikull për Eva Muratin: Prezantuesja magjepsëse tregon si është “bullizuar” për pamjen

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull prezantueses shqiptare Eva Murati, që në një postim në rrjetet sociale ka treguar se është ngacmuar dhe “bullizuar” për shkak të pamjes.

“Prezantuesja magjepsëse” shkruan Daily Mail për 29 vjeçaren që drejton emisionin e Ligës së Kampionëve në Tring Tv. Ajo ka filluar punë në moshën 18 vjeçare në një televizion italo-shqiptar.

Pavarësisht se tani ka mbi 1 milionë ndjekës në rrjetet sociale, Eva Murati ka treguar në Tik Tok se ka qenë e paragjykuar për mënyrën si vishet, si bën grimin dhe si rregullon flokët, gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me profesionin e saj.

“Fillova të punoj në TV në moshën 17-vjeçare, u ngacmova nga urrejtësit në internet dhe mësova të vlerësoja veten”, ka shkruar ndër të tjera Eva Murati, një nga prezantueset më simpatike jo vetëm në Shqipëri.