Çifti shqiptar gjendet i vdekur në shtëpinë e tyre në SHBA, dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten

Një burrë shqiptar ka vrarë gruan dhe më pas veten në në Fort Wayne, Huntertown të SHBA.

Policia shkoi në shtëpinë e tyre dhe zbuloi se gruaja ishte vrarë ndërsa burri vetëvrarë. Ata janë identifikuar ai Arben Gllafce, 49 vjeç dhe Arjana Gllafce e së njëjtës moshë.


Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen. Ndërsa të afërmit kërkojnë ndihmë për fëmijët që kanë mbetur jetimë.

Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, një 23 vjeçar I cili tashmë duhet të kujdeset për vëllain 10 vjeç dhe autik.

Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për djemtë.