Çfarë po ndodh? Tre ngacmime seksuale ndaj vajzave të mitura në Korçë, Përmet dhe Shkodër

Tre raportime për ngacmime seksuale ndaj vajzave të mitura janë bërë që prej ditës së djeshme.

Fillimisht ishte një 59 vjeçar në Maliq i identifikuar si Anesti Sala që u arrestua pas denoncimit të një adoleshenteje. Vajza 13 vjeçare ka deklaruar se prej kohësh personi në fjalë e ndiqte dhe i thoshte fjalë të pista, derisa ajo ka treguar në shtëpi se ç’po ndodhte.

Gjithashtu në Përmet, një shofer i linjës së transportit të nxënësve ra në prangat e policisë me akuzën se ka ngacmuar seksualisht një 14 vjeçare.

Nxënësja Klarita C. 14 vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9- vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë, se shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht Nikolin J. 36 vjeç e ngacmomte përmes formave të ndryshme 14-vjeçaren madje dhe fizikisht. Kjo situatë ka qënë e përsitshme aq sa dje minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë. Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut.

Rasti i tretë është regjistruar në Shkodër ku një 58-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare. 58-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. është denoncuar nga babai 41-vjeçar i të miturës. Në padinë e bërë, babai i vajzës është shprehur se 58-vjeçari e ka ngacmuar minorenen në rrugë.