Studentët e Mjekësisë kanë dalë sot në protestë para parlamentit, pasi e quajnë projektligjin që ju mban diplomën për 5 vite, të përshpejtuar dhe pa asnjë konsultim.
Ata thonë se ligjin do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe se nuk do të ketë aspak kompromis deri në anulimin e tij.
Projektligji pritet të miratohet sot në Parlament por studentët bëjnë thirrje që të mos miratohet.
Gjatë protestës studentët janë penguar edhe nga forcat e policisë, të cilat në disa momente nuk i kanë lejuar ata.
Më thirrjet “Po na burgosni” “Turp turp…” atë i kanë bërë thirrje forcave të rendit që ti lejojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre.
“Parlamentit i bëjmë thirrje;
ne studentët duam zgjidhje,
nuk pranojmë në internim.
Koston e mban veç prindi im.
Mos u dehni nga marria,
lini të vendosë drejtësia!
Nuk kam borxhe për të larë,
s’jam i ulët e as tradhtar
Nuk do të ngrihem për të ikur,
por për shpresën që na keni fikur!”, -thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.
Ndërkohë studentët kanë mbajtur në duar disa pankarta pikante, me thirrje kundër qeverisë.