Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim në rrjete sociale, teka nënvizon se është duke lexuar librin e Lea Ypit për Shqipërinë. Braçe teksa ka lexuar librin ndalet te situata në vendin tonë ku thotë se thotë se Shqipëria ka mbetur si 100 vjet më parë.
Ai thotë se në zyrat e shtetit nuk punon asnjeri në gusht, ndërsa të gjithë presin se kush do të bëhet ministër, drejtor, apo shef.
“Lexoj dhe pyes;
Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?”- shkruan mes të tjerash deputeti Braçe.
Postimi i plotë:
Të poshtëruar – Libri shqiptar i Lea Ypit. Faqet e mesit.
Thuajse 100 vjet më parë, i njëjti vend- Shqipëri, i njëjti qytet – Tirana, të njëjtat zyra publike.
“Nuk punon njeri në gusht jooo, të presësh nga zyrat e shtetit të të shërbejnë në gusht është sit ë presësh dëborë në verë”.
100 vite me pas, një herë në dy vite është edhe më keq;
Çdo zyrtar shteti pret kush do bëhet ministër, pastaj drejtor, përgjegjës, shef i madh-i vogël, shef;
Pastaj rrëmuja e organizuar-e përjetshme e Tiranës, zhurma e saj;
Pastaj të gjithë të gjithëditurit që bërtasin në trafik e jo vetëm “nuk ka shtet”;
Lexoj dhe pyes;
Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?