Braçe bën punën e Policisë, heq kamerën që përndjekësi i kishte vënë mjekes

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar një rast i cili sipas tij tregon se si një qytetar ka përndjekur një mjeke në mënyrë të paligjshme.

Ai ka publikuar pamje, që tregojnë mënyrën se si mjekja survejohej në vendin e saj të punës nga kamera e paligjshme, të vendosura nga qytetari që shfaqet në video.

Deputeti socialist ka shprehur revoltë ndaj Policisë së Shtetit. Ai thekson se Policia ishte në dijeni të rastit, por ka mbyllur sytë duke mos marrë asnjë masë ndëshkuese.

Madje, deputeti Braçe ka shkuar më tej. Ai ka vendosur ta heqë personalisht kamerën “spiune” që vëzhgonte mjeken duke kërkuar nga autoritetet të zbatojnë ligjin.

Regimi i Braçes:

E mbani mend ate kameren me te cilen nje perndjekes perndiqte nje mjeke ne punen e saj?; ate qe shkova dhe e hoqa une!

Urdheroni; ky eshte perdjekesi ne dy dite te ndryshme brenda kater diteve! Shiheni cben: hipen me shkalle ne tarracen e nje ndertimi te paligjshem dhe i shkon dritare me dritare mjekes, perndjek ate dhe pacientet e saj; Mjekja eshte ne ambjentin e saj te punes, prone e saj!

Tani, eshte habi e madhe se si Policia e Shtetit, e vene ne dijeni te faktit te perndjekjes permes kameres se paligjshme-ne shkelje te cdo Ligji e norme njerezore, nuk i jep fund kesaj perndjekje kriminale qe ndodh cdo dite; ka hequr kamera te paligjshme pafund, por kamerat me te cilat ky perndjek nje mjeke ne pune te saj, jooo!
Ka ndaluar pafund pisa te ketij lloji-perverse qe perndjekin njerezit ne pune te tyre edhe fizikisht, por kete jooo!

Ju tregova dite te shkuara se ky ku perdjekesi ve kembet eshte ndertim ne hapesire publike, i legalizuar ne menyre skandaloze e kundershtim me ligjin, madje duke i marre pronen tjetrit e duke i rene ne qafe gjithe banoreve te pallatit, ne nje rruge ku ky operacioni per lirimin e hapesires publike-edhe pse ne mes te Tiranes, nuk ka mberritur!

Tani ne vend qe ndaj ketij te zbatohet ligji, te hetohet legalizimi skandaloz ne hapesire publike, te hetohet ky e zyrtaret e korruptuar qe e kane bere, te shembet e te clirohet hapesira publike, perfituesi shkon dhe me tej e perndjek njerezit ne pune te tyre duke shkelur cdo ligj!