Blindohet Pogradeci/ Kontrolle në banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, sekuestrohen armë dhe 100 mijë euro

RENEA, FNSH, forcat Shqiponja dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë zhvilluar një operacion masiv për drogë, armë dhe arrestimin e personave në kërkim në Pogradec.

Mediat raportojnë se deri tani janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Nga ky operacion janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, një sasi monetare prej 100 mijë eurosh si dhe lëndë narkotike.

Forcat RENEA kanë rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm.

Deri më tani janë shoqëruar 14 persona.

Erjon Llapushi akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan në vitin 2021. Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje deri në vrasje