Berisha sfidon SPAK-un, thyen sërish masën e arrestit, pret me dolli në banesë aktorin e njohur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar sërish Prokurorinë e Posaçme, pasi edhe pse ndodhet në “arrest shtëpie”, ai ka thyer masën e sigurisë së caktuar nga GJKKO.

Pas ish-eurodeputetit, Elmar Brok dhe gazetarëve të RAI3, shtëpinë e Sali Berishës e ka vizituar aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi.

Në foto duket një mikpritje e ngrohtë nga ana e ish-kryeministrit për aktorin e mirënjohur teksa shfaqen duke ngritur dolli.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, SPAK tha se Berisha ka thyer masën e sigurisë, referuar vizitës së Brok dhe gazetarëve italianë.

Por ish-kryeministri ka vendosur që ta sfidojë sërish Prokurorinë e Posaçme, për të cilën ka hedhur akuza se i gjithë procesi ndaj tij, për dosjen “Partizani” është i motivuar politikisht dhe me urdhër të Ramës.