Pas përfundimit të seancës plenare më Kuvend, e cila u shoqërua me tensione dhe kaos, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal të flasë për mediat.
Ai tha se Belinda Balluku duhej të shkonte në Kuvend dhe të informonte shqiptarët për pazarin e pistë që ishte bërë, teksa shtoi se Ergys Agasi është një imitim i Edi Ramës, që merr peng njerëz dhe heton i qetë me mbrojtje shtetërore.
Sipas tij, kryeministri Rama ka qenë në zgjedhjen më të vështirë të jetës, duke marrë vendimin për të lëshuar Ballukun.
Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik.
Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore.
Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Berisha.