Berisha publikon foton: Kjo është makina e Pëllumb Gjokës që tmerroi qytetarët në zgjedhjet e 14 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij për biznesmenin e arrestuar ditën e sotme nga policia, Pëllumb Gjokën.

Berisha e kishte denoncuar edhe më herët biznesmenin për të cilin thoshte se është trafikant dhe ka lidhje të ngushta me Edi Ramën dhe Tom Doshin.

Berisha ka publikuar makinën e Gjokës, për të cilën thotë se ka qëndruar në 14 maj para qendrës së votimit 324 në Velipojë, për të tmerruar zgjedhësit. Ai shtoi se nga ana tjetër, banda e Gjokës kishte pushtuar qendrat e tjera të votimit, për të marrë vota në emër të PS-së.

Reagimi i Berishës:

Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qendruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera. #sb