Berisha komenton ndryshimet në qeveri: Ministrat e rinj janë asistentët e Ballukut

Kreu i PD Sali Berisha në Foltoren e mbajtur përpara Kryeministrisë ka komentuar ndryshimet në qeveri, duke thënë se ministrat e rinj janë njerëz të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Sipas Berishës, Rama nuk i ka takuar kurrë ministrat e rinj, por ata janë “asostentë të Ballukut në vjedhje”.

“Tani i thotë “largohu ti dhe sill kë të duash”. Dhe sot kabineti i ri është kabineti Balluku, sepse Rama ata ministra që ka vendos aty nuk i ka takuar kurrë, ata kanë qenë asistent të ballukut në vjedhje, që të gjithë”, tha ai.

Ndërkohë ai ftoi të gjithë qytetarët në protestën e radhës, e cila do të mbahet ditën kur Kuvendi do të shqyrtojë çështjen e imunitetit të Ballukut.

“Ftoj çdo shqiptar ditën e diskutimeve në Parlament për imunitetin e Lubi Ballukut të gjithë tek Parlamenti. Parlamenti është i qytetarëve dhe jo i hajnave”, tha ai.

Më tej Berisha shtoi se Rama për të ruajtur miliardat e tij bashkohet me Presidentin Serb Aleksandër Vuçiç.

“Rama tani shkruan me padronin e tij Aleksandër Vuçiç, se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE. Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë. Procesi i integrimit në BE, ka disa dimensione, por dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre. Janë Kopenhagen pra qytetarit i garantohet e drejta e tij; Por jo thotë ky…Tregu i lirë, prisni! Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit, tërhiqet nga standardet që kanë të bëjnë me komunitetin. BE është bashkimi i mirëqenies…Padronit të tij Vuçiç padronit të tij Vuçiç, kriteret e Kopenhagen nuk i duhen…Sepse ky për të qëndruar në pushtet do vjedhë zgjedhjet e qytetarët…Tradhtinë që i ka bërë kombit shqiptar dhe Kosovës nuk ia ka bërë askush tjetër, pas Enver Hoxhës…”, tha Berisha.