Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar ka deklaruar se ka nisur negociatat me grupin e Gazment Bardhin për t’u bashkuar në një grup të vetëm parlamentar.
Nuk dihet nëse ky grup parlamentar do të jetë ai i Partisë Demokratike, por e sigurt është që Berisha ka nisur punën për formimin e një grupi parlamentar që do të konkretizohet brenda shtatorit. Problemi i vetëm për bashkimin me Gazment Bardhin është ligji, sipas të cilit një grup i ri parlamentar duhet të presë 6 muaj për t’u formuar.
Deputetët që mbështesin Bardhin janë tashmë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, ku bën pjesë edhe Lulzim Basha, por janë plotësisht kundër kryetarit të PD-së së vulës. Tre janë mundësitë për Gazment Bardhin:
E para, të bahskohet me Berishën në një grup të ri parlamentar, por do t’u duhet të presin 6 muaj për ta formuar.
E dyta, të qëndrojë së bahsku me deputetët që e mbështesin në grupin parlamentar të PD-së, por të bashkëpunojë me “Rithemelimin”.
E treta, dhe më e vështira, të rikthejë Berishën dhe deputetët që e mbështesin në grupin parlamentar të PD-së, por që do të ketë kundërshtimin e Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij.
Berisha e ka bërë propozimin e tij, ndëkrohë që tashmë vendimi i takon Gazment Bardhit, për t’u larguar plotësisht nga Lulzim Basha dhe për të vijuar bashkimin e partisë, ose për të qëndruar si një forcë e re brenda PD-së, duke thelluar edhe më shumë përccarjen e demokratëve.