Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencën e përjavshme për media ku ka thënë se do të ketë protesta për mbrojtjen e votës së lirë.
Sipas tij edhe pse janë përdorur të gjitha teknikat për të manipuluar zgjedhjet, zgjedhje nuk ka patur dhe pse KAS i ka quajtur normale videot denoncuese. Berisha e quajti të korruptuar këtë institucion ndërsa tha se vota e qytetarve do të mbrohet me protesta dhe për këtë po bashkëpunon edhe me kreun e PL, Ilir Meta.
Berisha përmendi tha se edhe Gjykata Kushtetuese është kthyer në varësi të PS-së dhe këtë e tregoi me vendimin për portin e Durrësit ku do të ndërtohet kompleksi me apartamente luksoze. Ai tha se çështja do të dërgohet në Strasburg.
Korruptiv, Berisha e quajti edhe vendimin e kësaj gjykate për çështjen e Butrintit ndërsa tha se me marrëveshjen e PPP-së po shkatërrohet një nga pasuritë më të mëdha publike të shqiptarëve.
“Tani ju jeni informuar, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një aneks të PS-së. Ka marrë vendimet më antikushtetuese dhe ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik. Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës, me vendimin që morën. Të miratosh një marrëveshje e cila shkel në mënyrë flagrante marrëveshjen e stabilizim asociimit. Ndalem këtu, sepse në kushtetutën tonë dhe jo vetëm në të, marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit, predominon mbi ligjin e vendit. Të përdorësh klauzolën e Kushtetutës që thotë se marrëveshja shqyrtohet para se të votohet në parlament, ëshytë një spekulim. Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit. Po kështu, kanë shtyre dhe përpiqen ta kalojnë çështjen e Butrinit. Ajo do të bëhet një çështje botërore, ndërkombëtare, dhe nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj gjykate, sepse janë shkelur të gjitha nenet. Është gjithçka në konflikt interesi në procesin e këtij koncesioni. Në konflikt interesi. Është një nga mega aferat më korrutive. Është shkatërrimi i një nga pasurive më të mëdha publike të shqiptarëve, që është parku kombëtar i Butrintit,” tha Berisha.