Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha ka disje krimi në Prokrurorinë e Shtetit dhe me këtë mbahet peng i Edi Ramës.
Berisha tha se me këtë dosje Basha shkon në burg 6 deri në 12 vite, por Edi Rama ja ka bllokuar dosjen. Ndërsa sa i përket Gazment Bardhit, Berisha e konsideroi anëtar të Këshillit të tij Kombëtar. Berisha deklaroi se Këshilli Kombëtar i PD është ai që përcakton statuti i PD, dhe si deputet, Bardhi është njëherësh anëtar i Këshillit të tij.
“Këshilli Kombëtar i PD është ai që përcakton statuti i PD, por deputeti Gazment Bardhi është deputet i PD, është edhe ai anëtar i Këshillit Kombëtar i PD”, deklaroi Berisha.
“Për çdo shqiptar Lulzim Basha është peng i Edi Ramës, Lulzim Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por është i kapur me dosje krimi. Dhe dosja e krimit nuk është shpikje e Sali berishës por është realitet në Prokurorinë e Shtetit, dosja është ngritur me akuzën për larje parash dhe që shkon nga 6 gjer në 12 vite burg.
Dosja e cila në ligjin e asaj kohe, duhej të trajtohej nga Gjykata e Lartë. Edi Rama me një prokuror e bllokoi dosjen në Gjykatën e Lartë por prokurori tjetër nuk ka firmosur, dosja nuk është mbyllur, kur të doje Edi Rama atë dosje e çon në Gjykatën e Lartë dhe Basha dënohet nga 6 deri në 12 vite burg. Është marrë disa herë në pyetje nga Prokuroria e Mbrëtërisë së Belgjikës për Bashën dhe Ballën. Basha ka dalë shpifës por Balla ka kryer disa verpime të tjera që nuk i di vetëm Sali Berisha, nuk i bëj publike. Cila është alternativa e demokratëve? Një opozitë patericë e Edi Ramës? Çfarë ofroi Sali Berisha, një opozitë të vërtetë dhe në kushtet më të jashtëzakondshme, që bëri krenar çdo shqiptar që mbështeti Berishën. Berisha nxori nga kthetrat e mafias, Rama-bravën opozitën. Asnjë demokrat nuk ka asnjë konfuzion”, deklaroi Berisha.