Zv Kryeministrja Belinda Balluku ka vendosur ditën e djeshme të bëhet pjesë e rrjetit social më “funny”, duke publikuar një video nga prapaskena e konferencave në detyrën që ka.
Balluku ka zgjedhur kështu të “harrojë” profilin e saj serioz dhe të përqendrohet në krijimin e videove të shkurtra, duke u përshtatur me tendencat e fundit të internetit.
Videoja është bërë në një aktivitet ndërkombëtar jashtë vendit të Zv.Kryeministres, ndoshta një ministerial për çështjet e energjisë. Balluku në nisje të një deklaratë për mediat përsërit dy herë fillimin e saj duke e shoqëruar edhe me gjestikulacion dhe duke krijuar një situatë qëllimisht komike.
Ndërkohë që Shqipëria po përballet me sfida të mëdha sociale dhe ekonomike dhe rinia po largohet nga vendi, zv Kryeministrja ka vendosur t’i arrijë ata kudo që shkojnë përmes Tik Tok, si aplikacioni më i përhapur mes brezave të rinj, duke u shndërruar kështu edhe në influencer.