Ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera të tjerë.
Burime per Report tv bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Ballukun sot në orën 10:00 së bashku me avokatin mbrojtës për t’i komunikuar zyrtarisht statusin e të pandehurës.
Më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Gjithashtu sot do i komunikohet edhe zgjatja me 3 muaj e hetimeve.
Belinda Balluku ishte e pandehur për çështjen e tenderit të tunelit të Llogarasë, ndërsa ishte nën hetim edhe për disa lote të Unazës së Madhe në Tiranë, projekte që kapin vlera prej qindra miliona eurosh.
Ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim i daljes jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Në kushtet kur hetimet kanë hyrë në një fazë të re dhe më intensive, nuk dihet nëse SPAK do të rikthehet me një kërkesë të re për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë.