Bashkia e Tiranës është në kaos, pas përplasjeve që po ndodhin mes kryebashkaikut të burgosur Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, që po tenton të vendosë në krye të Bashkisë të gj9ithë njerëzit e tij të besuar.
Pas ngjarjeve të djeshme, ku Veliaj urdhëroi shkarkimin e Anuela Ristanit dhe vendosi në drejtim të Bashkisë Sara Goxhajn, erdhi edhe reagimi i menjëhershëm i Ramës, që shkarkoi Goxhajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi, duke lënë në detyrë Anuela Ristanin.
Por përplasjet po vijojnë edhe sot, pasi Rama ka emëruar si Sekretare të Përgjithshme të Bashkisë së Tiranës, Jonida Halilin.
Menjëherë Veliaj nga burgu ka urdhëruar Policinë Bashkiake që të mos i lejojë Halilit hyrjen në godinën e Bashkisë. Puna në këtë institucion është paralizuar, me punonjësit që nuk dinë cilat urdhra të zbatojnë , ato të kryebashkiakut nga burgu apo të kryeministrit.