Babai i Ibrahim Licit merret në pyetje nga SPAK: Më morën si person që kam dijeni

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, është paraqitur sot në SPAK. Pas marrjes në pyetje ai ka folur edhe për mediat, ku tha se është pyetur në cilësinë e personit në dijeni.

Nuk dihet arsyeja pse Lici është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi vetë Mustafa Lici refuzoi të tregonte se për çfarë çështje ishte thirrur.

“Këtë radhë pas një ambient shumë të bukur në SPAK. Nuk i pash më metodat që ishin dikur. Më pyetën për disa probleme për të cilat nuk mund t’ju shpjegoj. Nuk kishte lidhje me operacionin absolutisht. Më pyetën dhe dhashë përgjigjet e mia. Jam pyetur si person që mund të ketë dijeni për diçka”,-tha Mustafa Lici.

Më herët ka mohuar përfshirjen e të birit në ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet.

Emri i Ibrahim Licit doli në dosjen “Metaforfoza”, ku Behar Bajri thurrte plane për ta ekzekutuar.