Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico jashtë rrezikut për jetën

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u qëllua me armë zjarri dhe u plagos rëndë një ditë më parë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fico u qëllua nga një poet në qytetin Handlova teksa po fliste me mbështetësit e tij. Lajmi për gjendjen shëndetësore të Ficos u dha nga zëvendëskryeministri Tomas Tarana, ku për BBC u shpreh se operacioni i tij kishte shkuar mirë dhe se do mbijetojë.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht. Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion duke luftuar për jetën e tij.

Sa i takon autorit, ai u ndalua menjëherë pas atentatit.

Personi i armatosur ishte në mes të një turmë të vogël mbështetësish të Ficos, të cilët ishin mbledhur jashtë një qendre kulturore në Handlova, ku kryeministri kishte mbajtur një takim.

Të shtënat zunë në befasi oficerët e sigurimit të zotit Fico. Pamjet tregonin kryeministrin e plagosur duke u mbajtur nga disa oficerë, të cilët e futin në një makinë dhe e largojnë nga vendi i ngjarjes.