Atentati i dështuar në Vlorë, Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli: Do e shikosh kur të dal nga burgu

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për 3 persona, të akuzuat për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht të vitit 2023.

Leonard Luzi i njohur me nofkën “Daku”, u dënua me 11 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 7.4 vite

Amarildo Nikolli, i kthyer në të penduarin e drejtësisë, u dënua me 7.4 vite, por nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 2.9 vite.

Muharrem Koroveshi u dënua me 10 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në 6.8 vite.

Seanca u shoqërua me tensione pasi në një moment Leonard Luzi kërcënoi Amarildo Nikollin. “Do e shohësh kur të dal nga burgu”,tha ai duke ju referuar të penduarit të drejtësisë teksa goditi me grusht xhamin e kafazit.

Kujtojmë se atentati do të kryhej më datë 7 gusht 2023, por u parandalua pasi vrasësisi me pagesë Amarildo Nikolli u arrestua nga policia dhe rrëfeu ngjarjen.