Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” është qëlluar për vdekje në një sulm në Manhattan, sipas CNN.
Brian Thompson po ecte drejt hotelit “New York Hilton” për të marrë pjesë në konferencën vjetore të investitorëve të “UnitedHealthcare” kur një person i armatosur dhe i maskuar e qëlloi atë nga 20 metra largësi.
Autori i atentatit ndaj Thompson u arratis nga vendi i ngjarjes duke kaluar në një rrugicë dhe më pas hipi në një biçikletë. Policia dyshon se i autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur në “Central Park”.
50-vjeçari Thompson është qëlluar me plumb në gjoks, gjë që i ka shkaktuar vdekjen. Sipas hetuesve, autori qëlloi Thompson me një armë silenciator.
Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për “UnitedHealthcare” në Prill 2021. “UnitedHealthcare” është pjesë e “UnitedHealth Group”, i renditur i pesti në “Fortune 500”