Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbledhur ditën e djeshme, u shoqërua me kritika të shumta nga kryeministri Edi Rama për disa deputetë dhe drejtues politikë të partisë në qarqe, të cilët do të duhet të reflektojnë.
Por mesa duket jo të gjithë i kanë kushtuar rëndësi fjalëve të kryeministrit, pasi sipas deputetit Erion Braçe, ka qenë dikush që ka fjetur gjumë gjatë gjithë mbledhjes.
Në foton e postuar në rrjetet sociale, ai shkruan: “Fotoja vlen si document edhe për njërin që fjeti 4 orë e gjysëm e nuk mori vesh kush ishte në mbledhje.
Nuk e dimë se kujt i drejtohet Braçe, por lufta e brendshme e Partisë Socialiste duket se është hapur në disa fronte, sidomos pas deklaratave të Arben Ahmetajt. Braçe njihet si një person që i bën akuzat hapur, ndaj shumë shpejt pritet të zbulohet edhe emri i personit të cilit i drejtohet ish-zv.kryeministri.