Arrestohet për tentativë vrasje drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Kukësit

Tre persona të tjerë janë arrestuar lidhur me plagosjen e Elvis Halilajt, kushëri me kryebashkiakun e Kukësit, Albert Halilaj.

Përvec Sebastian Muçmatës, janë arrestuar Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Kukësit. Ai akuzohet për dy vepra penale: “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në pranga ranë edhe Genci Pinguli, dyshuar per vepren penale te “Perkrahje e autorit te dyshuar per nje krim” dhe Enes Asllanaj per vepren penale te “Perkrahje e autorit te dyshuar per nje krim”.

Mësohet se Zenel Muçmata fshihej në Tiranë në një banesë pranë zonës së njohur si 9-katëshet. Ndërkohë dy të rinjtë e arrestuar dyshohet se e kanë ndihmuar që Muçmata të fshihej. Ndaj tij, ishte caktuar masa e arrestit ne burg në mungesë.

“Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Kukës për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit’

Tre persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 72 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit arrestuan shtetasit;

1. Z. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78,25,22, 278 te Kodit Penal;

2. G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal; dhe

3. E. A., i dyshuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Ky operacion ishte në vijim të hetimeve të plagosjes së ndodhur më 19.02.2025 në qytetin e Kukësit, ku shtetasi E.H. mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Pas kësaj ngjarjeje ndaj shtetasit Z.M. ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë”, njofton Prokuroria e Kukësi