Arrestohet për gjobëvënie gazetari Elio Laze

Arrestohet gazetari Elio Laze, teksa ai akuzohet për gjobëvënie. Mësohet se arrestimi i Lazes ka ardhur pas një denoncimi të një zyrtari të shëndetit publik.

Këtij të fundit, Laze i ka kërkuar 20 mijë euro, në këmbim që të mos shkruante më për të në portalin që gazetari ka, Priza.al. Zyrtari ka pranuar ofertën e Lazës, por ndërkohë ka bashkëpunuar edhe me autoritetet.

Gazetari Laze, përmes artikujve të ndryshme ndaj zyrtarit në fjalë, e kanoste këtë të fundit duke i vënë ‘gjoba’.

Burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Lazes iu gjetën 5 mijë euro me vete. Ndaj tij rëndon akuza “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.