Një tjetër zyrtare e lartë është arrestuar ditën e sotme e akuzuar për korrupsion, me urdhër të SPAK. Joana Duro, sekretare e përgjithme e Ministrisë së Shëndetësisë akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke marrë 4 milionë lekë ryshfet. Ndërkohë, SPAK thotë se operacioni është ende në vijim.
Duro ishte një nga 5 sekretaret e ministrive që u gjobitën nga KAS me kërkesë të Komisionerit të Zgjedhjeve Celibashi, për lobime fushatore në mbështetetje të kandidatëve të caktuar të socialistëve për kryebashkiakë, përmes propagandës në rrjetet sociale zyrtare.
Në pranga është vënë edhe një tjetër punonjëse e ministrisë së Shëndetetësisë, Laura Shteno.
Ka qenë kryeministri Rama që ka konfirmuar lajmin e arrestimit gjatë një takimi falanderues për rezultatet e zgjedhjeve, ditën e sotme. Rama tha se kjo është një situatë që të vëndos në siklet të jashtëzakonshëm.