Një anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Tempulli”, për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike.
Ai është pjesë e 20 personave të arrestuar në Elbasan 2 ditët e fundit, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një student. Identiteti i zyrtarit nuk bëhet ende me dije, teksa nesër pritet të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.
Operacioni i nisur ditën e djeshme ka sjellë arrestimin dhe procedimin penal për 273 persona, ndërkohë që disa të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.