Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 10 kilogramë drogë, përfshirë heroinë dhe kokainë.
Lënda narkotike u gjet në makinën dhe në shtëpinë e 39-vjeçarit shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë.
Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti rreth 7 kg heroinë. Me vete ai kishte dhe një tufë çelësash, të cilët hapnin derën e një bodrumi.
Gjatë kontrollit në bodrum u gjet kokainë, dy kilogramë heroinë, një prese hidraulike, një blender, peshore dhe material për paketimin.