Arrestimi i të dashurës së Safet Bajrit/ Zbardhet roli i saj në vrasjen e Fatbardh Licit, një natë para ngjarjes festoi me të “fortin” e Shkodrës

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e Eria Agos, të dashurës së Safet Bajrit, I cili ndodhet në burg për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Sipas burimeve të mediave, e reja dyshohet se pas vrasjes të Licit të ketë ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.

Raportohet se SPAK ka në dorë disa biseda të saj dhe Safet Bajrit, ndërsa vetëm një ditë para ngjarjes, më 19 gusht, mendohet të ketë qenë duke festuar me Safet Bajrin në tallava në Tiranë.

Për lidhjen e saj të mundshme më këtë vrasje, Ago është marrë në pyetje edhe në vitin 2018, ashtu siç ka ndodhur edhe me Safet Bajrin, por janë liruar më tej për mungesë të provave.

Urdhri për ndalimin e saj u lëshua më 26 shkurt, por u mësua vetëm gjatë ditës së enjte.

Eria Ago, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen. Më tej, ajo ka shtuar se ditën e krimit ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Ndërkohë ka pranuar se ka qenë e lidhur me Safet Bajrin për vetëm tre javë në vitin 2018, në kohën kur u vra Lici.

Aktualisht e reja është në spitalin e burgut për shkak se te gjendjes së rënduar psikologjike.