SKEMA/ Arrestimi i punonjësve të IMT-së, pronari i lokalit në Kombinat i dorëzoi në duart e Policisë

Një pronar biznesi në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici katër punonjës të IMT-së, pasi i kërkuan 1000 euro për të mos i prishur një tendë pa leje në oborrin e lokalit të tij.

Pas kallëzimit, policia, me autorizim nga SPAK, kreu përgjime dhe një operacion të kontrolluar.

Klajdi Zhilla, një nga punonjësit, mori shumën nga kallëzuesi, ndërsa tre kolegët e tij e prisnin në një lokal pranë objektit.

Pas ndërhyrjes së policisë, Zhilla arriti të largohej, ndërsa tre të tjerët u ndaluan.

Vetëm Geraldo Fuçia u arrestua, ndërsa Zhilla u shpall në kërkim. Dy të tjerët u lanë të lirë për mungesë provash.

Policia sekuestroi paratë dhe kamerat e sigurisë që dokumentuan veprimet e punonjësve. Zhilla dhe Fuçia akuzohen për korrupsion pasiv.