Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, ka shqyrtuar rastin e arrestimit të ish-presidentit të vendit Ilir Meta, në tetor të vitit 2024.
Në raportin e IFIMES, thuhet se sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe transparencës.
“Çështja kryesore në këtë rast nuk është ekzistenca e një vendimi gjyqësor, por mënyra e zbatimit të tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga qëndrueshmëria e respektimit të procedurave, respekti për dinjitetin njerëzor dhe përputhshmëria me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe transparencës. Zbatimi konsistent i rekomandimeve të Avokatit të Popullit përfaqëson një hap të nevojshëm drejt forcimit të llogaridhënies institucionale, profesionalizimit të policisë dhe ruajtjes së standardeve evropiane[11] të të drejtave të njeriut në Shqipëri”, thuhet në raport.
Në përfundim, IFIMES ka kërkuar vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të këtij rasti.
“Duke pasur parasysh rëndësinë politike të këtij rasti dhe kërcënimin potencial për normat demokratike, IFIMES kërkon vendosjen e monitorimit ndërkombëtar të rastit Ilir Metaj për të garantuar respektimin e plotë të standardeve të të drejtave të njeriut, për të siguruar transparencën dhe për të mbrojtur liritë themelore”, thuhet në raport.
Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të 2024-ës, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.