Arrest me burg për edukatoren që i theu këmbën 3 vjeçares në kopshtin “Stinët”

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Majlinda Dehimën, edukatoren e kopshtit “Stinët” që dhunoi një vajzë 3 vjeçe disa ditë më parë.

Si pasojë e dhunës, të miturës iu thye këmba. Rasti u denoncua nga emisioni “Stop”, teksa pak ditë pas ngjarjes policia arrestoi edukatoren.

Dehima ka mohuar ta ketë prekur me dorë dhe ka kërkuar ndjesë për atë që ka ndodhur. Ajo është shprehur se nuk e ka kuptuar që e mitura ka thyer këmbën.

Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për çfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën”, mësohet të ketë thënë ajo.