Argita Malltezi është paraqitur sot në SPAK. Vazja e ish-kryeministrit Sali Berisha u paraqit e vetme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku pritet që të jap dëshminë e saj lidhur me një çështje.
“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”, u shpreh për gazetarët Malltezi para se të futej në godinën e SPAK.
Kujtojmë se Argita Malltezi ka hedhur akuza ndaj Irena Gjokës, gjyqtares që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS. Ndërkohë Gjoka i kërkoi SPAK që të hetonte deklaratat e saj.
Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”.