Argita Malltezi akuza SPAK: Kërkon të djegë mandatin e Berishës, synohet goditja e opozitës në vit elektoral

Argita Malltezi ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme se kërkon të djegë mandatin e deputetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas saj, qëllimi është goditja e opozitës nga ana e kryeministrit në prag të vitit elektoral, duke përdorur politikisht këtë strukturë.

“Kjo është një strategji e mirëmenduar në mënyrë kriminale nga SPAK dhe synon humbjen e mandatit të Sali Berishës në parlament dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral“- tha ajo.

Më tej, vajza e ish-kryeministrit paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatën e Strasburgut, teksa i cilësoi politike masat e dhëna nga SPAK-u.

Sipas Malltezit, hetimet e SPAK-ut ndaj liderit historik të demokratëve dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi nuk kanë zgjatur 6 muaj, por 4 vite dhe se ato janë bërë pa asnjë provë apo argument ligjor. Ndërkohë ka përjashtuar angazhimin e tij në politikë.

“Politika nuk është në planet e mia të ardhshme, kontributi mund të jetë duke mbështetur edhe kauza jo politike apo politike.”