Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e pasurive të Eldi Dizdarit.
Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi Gjykata e Firences ka caktuar nda tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”.
Sipas autoriteteve italiane, Eldi Dizdari (Denis Matoshi) dhe organizata ku ai bën pjesë kanë trafikuar kokainë në disa raste, duke filluar nga viti 2015.
Janë konfiskuar pasuritë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
- Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.
- Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.
- Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;
- Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
- Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.
- Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.
- Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;
- Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.