Papa Leoni XIV ka dhënë sot një mesazh paqeje – duke kërkuar refuzimin e arrogancës dhe hakmarrjes në favor të paqes.
Kreu i Kishës Katolike tha se zhvillimet në Iran, Izrael dhe Palestinë po ndiqeshin me shqetësim.
“Le të hedhim poshtë arrogancën dhe hakmarrjen, dhe në vend të kësaj të zgjedhim me vendosmëri rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes”, tha ai sot në Sheshin e Shën Pjetrit.
Sipas Vatikanit, Papa Leoni do të banojë në rezidencën verore papnore në Castel Gandolfo, në jug të Romës, nga 6 deri në 20 korrik dhe në mesin e gushtit.
Prej andej, ai do të bëjë lutjen tradicionale gjatë tre të dielave – një ngjarje që tërheq dhjetëra mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.