Apeli i GJKKO i la në arrest shtëpie, Berisha dhe dhëndri i tij tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë

Më datë 9 korrik, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga kreu i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, pasi kundërshtojnë masën e arrestit te shtëpisë, vendosur nga GJKKO, pas hetimeve të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”

Pas kërkesës nga avokatët e Berishës, Gjykata e Lartë ka caktuar datën dhe relatorin e çështjes, i cili mësohet se është Sokol Binaj.

Sali Berisha po vijon betejën e radhës me drejtësine, me ish-kryeministrin që ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar për korrupsion në lidhje me dosjes “Partizani”.

Në të njëjtën masë sigurie është edhe dhendri i tij, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Deri më sot të gjitha kërkesat që Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur në Gjykatë janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.