Antony Blinken mban fjalim para të rinjve në Tiranë: Sot në rrugët e këtij vendi pashë energjinë për të ardhmen

Sekretari amerikan Antony Blinken mbajti një fjalim nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej në një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Blinken listoi disa nga emrat e famshëm të shqiptarëve që kanë bërë karrierë të shkëlqyer në botë, si Dua Lipa apo Mira Murati, e po ashtu edhe biznese shqiptare që ia kanë dalë mbanë në Amerikë.

“Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në çdo vend tjetër në Tiranë.

Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam. Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar.

Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi. Këto tre vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë.Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund ‘tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona.  Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Në New York nga restorantet më të mira është shqiptare.

Shikoni sot rreth e rrotull, ka dritë, kafe, salla, është një simbol i fuqishëm i gjallë i të ardhmes dhe i tanishmes marrëdhënieve  SHBA-Shqipëri. Shqiptarët mësojnë si të jetojnë në SHBA. Kjo ndërtesë u rindërtua me fondin shqiptaro amerikan. Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhme, Ardhme e integruar me perëndimin dhe botë. Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërisë, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën em Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Një nga restorantet më të mira është shqiptare”, u shpreh Blinken.